Në qarkullim targat e reja, kodi “MK” zëvendësohet me kodin e ri “NMK”

U lëshuan në qarkullim target e reja të automjeteve me kodin e ri të shtetit, NMK.

Marketing

Zv ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu në një prononcim për TVM2 theksoi se me rregulloren e re e cila ka hyrë në fuqi nga 15 qershori, 3 kategori të pronarëve të mjeteve motorike obligohen të pajisen me tabela të reja me kodin e ri, ndërrimi i targave për veturat e tjera do të bëhet gradualisht gjatë regjistrimit të zakonshëm të automjeteve.

“Pronarët dhe shfrytëzuesit e mjeteve motorike të cilët për herë të parë do të regjistrojnë mjete motorike, ata të cilët do të bëjnë ndryshimin e qendrës regjistruese si dhe ata shfrytëzues të mjeteve motorrike, tabelat e të cilëve janë të asgjësuara për shkak të përdorimit të gjatë, janë të pa lexueshme, të pa shfrytëzuara ose të humbura, ata janë të detyruar të nxjerrin tabela të reja regjistruese me kodin e ri NMK”, tha Agim Nuhiu, zv ministër i brendshëm.

Qytetarët që nuk bëjnë pjesë në këto 3 kategori, do të pajisen me ngjitëse NMK deri në afatin për pajisje të tërësishme të automjeteve që është viti 2024. Për këto ndryshime qytetarët nuk do të paguajnë asnjë denarë më shumë.

“Nuk ka ndryshime në aspektin e taksave administrative. Ndërkaq për të gjithë qytetarët, përkatësisht pronarët e mjeteve motorrike që tanimë kanë tabela që nuk bëjnë pjesë në këto kategori, në rregulloren e re kemi paraparë afatin normativ, 12 shkurt viti 2024 që ata gjatë lëshimit të territorit të vendit tonë ti shfrytëzojnë shenjat ngjitëse me kodin e ri NMK”, tha Nuhiu.

Përveç automjeteve, me targa të reja me kodin NMK do të pajisen edhe autobusët, kamionët, motocikletat, traktorët edhe pse disa prej këtyre automjeteve asnjëherë nuk dalin nga shteti.

Marketing