Me mijëra qytetarë në Britani janë rreshtuar që në orët e para të mëngjesit të së enjtes nëpër dyqane duke pritur festën e “Kutisë”.
Në këtë ditë feste pas Krishtlindjeve të gjitha dyqanet ofrojnë ulje në çmimin e produkteve.
“Dita e Kutisë” e ka zanafillën që në lashtësi ku skllevërit e merrnin pushim ditën pas Krishtlindjeve dhe pronari i tyre i bënte dhuratë një kuti plot me veshje.
Sipas statistikave të viteve të kaluara, Britanikët harxhojnë rreth 4 miliardë paund brenda një dite.
Kjo ditë ka qenë tepër sfiduese për ta pasi rradha me njerëz është krijuar që në orën 5 të mëngjesit duke qëndruar kështu në temperatura tepër të ulëta.
Vetëm në një qendër tregtare në Tyneside prisnin rreth 3 mijë persona në rradhë.