Në RMV kapet drogë në vlerë prej 350 mijë eurove, arrestohet shtetasi i Shqipërisë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme në fshatin Orovsnik të Komunës së Debarcit është kapur drogë në vlerë prej 350 mijë eurove, ndërkaq është arrestuar një 38-vjeçar nga Shqipëria, përcjell TV21.
“Është privuar nga liria 38-vjeçari M.P. nga Shqipëria”, njoftojnë mes tjerash nga MPB.

Marketing

Autoritete thonë se aksioni policorë është rezultat i ndjekjes së aktiviteteve të disa shtetasve të Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut.

“Gjatë kontrollit të makinës “Citroen Berlingo” me targa të Shqipërisë, që po drejtohej nga M.P., në pjesën e pasme të makinës janë gjetur dhe sekuestruar 100 pako me marijuhanë, me peshë prej 100 kg, që arrin vlerën e 350.000 eurove”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Marketing