Në dy javët e para nga fillimi i mësimit në shkollat fillore dhe të mesme, gjithsej 52 nxënës dhe 20 punonjës u infektuan me koronavirus, deklaroi ministri serb i Arsimit Mlladen Sharçeviq.
Në një deklaratë për TV Pink, ai specifikoi se 25 nxënës ishin infektuar në 1,250 shkolla fillore në Serbi dhe se nga ky numër, gjashtë nxënës nuk kanë ardhur në shkollë.
Sharçeviq shton se këto janë raste sporadike, duke pasur parasysh se ka rreth 850,000 nxënës në shkolla në Serbi.
Ministri serb theksoi se fëmijët vijnë në shkolla me maska, ruhet distanca, se mësuesit kanë bërë një punë të mirë dhe se shkollat sot janë vendi më i sigurt, ku mundësia e transmetimit të infeksionit është shumë më e ulët se në parqe, fusha sportive ku fëmijët zakonisht rrijnë jashtë shkollës ..