Në serinë ndarje dhe ribashkime: Bella Hadid dhe The Weeknd përsëri bashkë

Bella Hadid dhe The Weeknd po kalojnë kohë përsëri së bashku. Fituesi i Grammy bëri një paraqitje në festën e 23-të të ditëlindjes së supermodelës në Le Chalet, L’Avenue.Mbrëmjen e së enjtes, Bella festoi ditëlindjen në qendrën e New York City me miqtë dhe familjen, përfshirë Yolanda Hadid, Gigi Hadid, Anëar Hadid dhe të dashurën e tij Dua Lipa. Gjatë festimeve, Bella u vërejt në fotografi duke pirë tequila në bar me The Weeknd (née Abel Tesfaye) dhe miqtë e saj.

Marketing

“Abel u takua me Bella mbrëmë për festimin e tretë të ditëlindjes në L’A Avenue”, konfirmon një burim për E!News. “Ai ishte me të gjithë natën dhe ata u larguan së bashku për t’u rikthyer në apartamentin që të dy e ndanë.”

Burimi shton, “Mund të thuash që ata ishin padyshim të dashuruar dhe të dy dukeshin shumë të lumtur duke qenë afër njëri-tjetrit”.

E!News zbuluan ekskluzivisht në gusht se çifti ishin ndarë edhe një herë, me “distancën” që luante një rol në ndarje.