Në shesh nisi protesta, si reagoi Edi Rama

Ndërsa përpara Ministrisë së Brendshme ka nisur protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Kryeministri Rama duket se ka vendosur të “sfidojë” në një nga mënyrat karakteristike për natyrën e tij. Duke u fokusuar në një tjetër vend. Pak metra larg godinës së shembur të Teatrit Kombëtar, në një tjetër teatër, duket se Rama ka vendosur të përgjigjet në këtë mënyrë. Së bashku me Ministren e Kulturës Elva Margariti, Kryeministri ka qenë duke inspektuar punimet në Teatrin e Operas dhe Baletit, ndërsa ka publikuar live në rrjetet sociale edhe një video gjatë këtij aktiviteti, ndërkohë që në tesktin shoqërues, i kthehet kohës kur ishte Ministër i Kulturës. “M’u kujtua një grevë urie e artistëve që këndonin korin e skllevërve të “Aidës” me rripa të kuq në kokë, duke luftuar kundër idesë sime si ministër kulture asokohe, për reformimin radikal të sistemit teatror”, shkruan ndër të tjera Rama.

Marketing

Postimi i plote

“Sot në hapësirën e transformuar rrënjësisht të Teatrit të Operas dhe Baletit – ku pas 70 vjetësh solistët, orkestrantët, trupat tona të këngëtarëve e balerinëve, si edhe talentet e mëdha të muzikës lirike e simfonike shqiptare që shkëlqejnë nëpër botë, do të ndjehen më në fund njësoj si në Milano, Londër, New York apo Tokio – m’u kujtua një grevë urie e artistëve që këndonin korin e skllevërve të “Aidës” me rripa të kuq në kokë, duke luftuar kundër idesë sime si ministër kulture asokohe, për reformimin radikal të sistemit teatror!
Plot dy dekada të humbura mes lagështisë, pluhurit, vapës e të ftohtit, degradimit të viteve dhe rënkimeve të dërrasave të skenës e të karrigeve, qoftë këtu e qoftë në të ashtuquajturin Teatër Kombëtar, ku arsyeja e mosarsyes e bashkuar me politikën e pengimit të çdo pune, krijuan vitet e fundit një shesh të radhës, për një përshesh të radhës…”

Kjo nuk është hera e parë që Kryeministri angazhohet në të tjera ngjarje, kur në kryeqytet ka protesta apo zhvillime popullore. Kujtojmë se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka kërkuar sot gjykim ndërkombëtar lidhur me vendimin për shembjen e godinës së teatrit.

blob:https://www.facebook.com/80938715-0f1c-43db-b358-a4412bb99542