Në Shkup gjobiten 106 shoferë, 47 për vozitje të shpejt

Gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 106 masa në territorin e qytetit të Shkupit gjatë aksioneve të kontrollit të intensifikuara të policisë në komunikacion, nga të cilat 47 ishin për vozitje të shpejtë, 20 për parkim të paligjshëm, 10 për kundërvajtje nga vozitësit e motoçikletave , tetë për parakalime të parregullta dhe shmangie dhe pesë për shofer fillestar, kumtoi MPB-ja.

Marketing

Ata paralajmërojnë se do të vazhdojnë aksionet e kontrollit të komunikacionit.

“U bëjmë apel qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta”, theksojnë ng MPB-ja.