Me 07.06.2019 në ora 15.30, G.A.(44) nga Shkupi ka lajmëruar se në rrugën Kemal Sejfula, para një lokali, F.N. dhe disa persona fizikisht i kanë sulmuar dy djemtë e tij 16 vjeçar, ku njërit prej djemve e kanë goditur me thikë.
Djaloshit iu është dhënë ndihmë mjekësore dhe është lëshuar në shtëpi, ndërsa kundër sulmuesve do të ngritet padi adekuate penale.