Në territorin e Qytetit të Shkupit, gjatë ditës së djeshme në kuadër të kontrolleve të përforcuara aksionale në trafik janë shqiptuar gjithsej 219 masa.
Siç kumtuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme, mes masave të shqiptuara 13 janë për vozitje pa patentë shoferi, 10 për automjete të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, tetë për kalim në semafor të mbyllur (dritë të kuqe), tre sanksione për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit, 14 masa për përdorimin e celularit, tetë masa për mosvendosjen e rripit dhe 88 masa për parkim të parregullt.
Kontrollet e përforcuara të trafikut nga Ministria e Punëve të Brendshme paralajmërojnë se ato do të vazhdojnë në ditët në vijim dhe apelojnë tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit që të rritet siguria në trafik.