Khabib futbollisti! Klubi rus i ofron kontratë

Ikona e UFC-së, Khabib Nurmagomedov, mund t’i bashkohet skuadrës ruse të futbollit, FC Kamaz.

Marketing

32-vjeçari është pensionuar nga UFC-ja dhe nuk e ka ndërmend të rikthehet në “kafaz”.

Ai përmes rrjeteve sociale kishte thënë se pret oferta vetëm nga klubet e futbollit.

“Jam i lirë. Andaj jam duke u bërë gati të debutoj në sportin e futbollit. Pres oferta”, kishte shkruar Khabib.

Kur panë këtë postim, skuadra ruse FC Kamaz i ka bërë ofertë zyrtare luftëtarit të UFC-së.

“Mirë se vjen Khabib!”, ka shkruar klubi rus në rrjetet sociale.

“Ekipi ynë është si UFC…Ne luajmë çdo ndeshje për të fituar”.

Kamazi luan në grupin e katërt të Ligës së Dytë në Rusi.