Në Shkup në 24 orëshin e fundit 16 aksidente, 13 persona me lëndime të lehta

Trembëdhjetë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në tetë prej gjithsej 16 aksidenteve që kanë ndodhur në 24 orëshin e fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në tetë aksidente është shkaktuar dëm material.

Marketing

Sipas informacionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, policia ka sanksionuar dy shoferë të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara në shenjën e komunikacionit, tre të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 12 para se të marrin patentë shoferin dhe një fillestar.

Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe shtatë automjete teknikisht të parregulluara, gjashtë të paregjistruara, një automjet për shkak të mbingarkesës dhe 43 për parkim të paligjshëm. Automjeti special “karrotrec” ka mënjanuar 43 automjete.

Janë sanksionuar edhe dy shoferë të cilët kanë kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe, tre për mos posedim të pajisjes dimërore në automjet, një për mosmbajtje të rripit të sigurisë nga ana e shoferëve gjatë drejtimit të automjetit, dy për përdorimin e celularit nga ana e shoferëve gjatë drejtimit të automjetit.