Në Shkup dje 21 persona kanë ngasur makinën pa leje, ndërsa 20 shoferë kanë ngasur automjete teknikisht të parregullta, shënon buletini i policisë të cilët gjatë ditës së djeshme kanë sanksionuar 384 shoferë.
Siç bënë të ditur nga MPB, gjatë ditës së djeshme për tejkalim të shpejtësisë së lejuar të lëvizjes janë shqiptuar 138 shkelje, janë sanksionuar 20 motoçiklistë dhe ter janë marrë tre motoçikleta…Për automjete të parkuara në mënyrë të parregullt janë shqiptuar 88 masa, ndërsa 72 automjete janë larguar me karrotrec. Janë shqiptuar edhe 66 sanksione për mosmbatje të maskës mbrojtëse.
Nga policia informojnë se kontrollet e përforcuara të trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe u bëjnë apel qytetarëve t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut që ta rrisim sigurinë në trafik