Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (13.03.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 185 sanksione, prej të cilave tetëdhjetë e një gjoba për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, tridhjetë e dy sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, trembëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shoferë.
Poashtu janë shqiptuar edhe pesë masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, shtatë sanksione për shoferët fillestarë dhe pesë sanksione për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
“Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, thonë nga MPB.