Në Shkup u arrestua një qytetar nga Kosova

Ministria për punë të brendshme raportoi se ka arrestuar 26 vjeçarin nga Kosova, transmeton Portalb.mk.

Marketing

I arrestuari 26 vjeçar kishte shfrytëzuar pasaportë tjetër.

Ai kishte tentuar të kalon kufirin përmes “Aeroportit ndërkombëtar të Shkupit”. Në momentin që ishte vërtetuar se ai po shfrytëzonte një pasaportë tjetër, menjëherë ishte dërguar në stacionin policor.

Marketing