Në Shkup u mbajt manifestimi tradicional “Kandilat e Bajramit”

Festa e Fitër Bajramit është një ngjarje e rëndësishme dhe festive për besimtarët myslimanë, që shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Sot po shënojmë ditën e 29 me radhë të muajit të shenjtë të Ramazanit, nga ku dhe për këtë arsye, në kuadër të festës së Fitër Bajramit, një ngjarje e veçantë dhe e rëndësishme për besimtarët muslimanë është zhvilluar në Çarshinë e Shkupit, nga shoqata kulturore “Vizioni M” dhe “Parimi”, ku u organizua manifestimi “Kandilat e Bajramit”. Ky manifestim jo vetëm që i bashkoi qytetarët, por gjithashtu theksoi edhe vlerat e paqes, bashkimit dhe mirësisë, që janë themeli i kësaj feste. Në veçanti, ky aktivitet i gëzoi më së shumti fëmijët, të cilët u shoqëruan me autobusë nëpër rrugët e Çairit për të vizituar dhe përjetuar atmosferën festive. Pas kësasj marshute të këndshme, fëmijëve i’u dhanë dhuratat e Bajramit, gjest ky që tregon një simbol të solidaritetit dhe dashurisë që karakterizon këtë festë të shenjtë.

Marketing

OMER CURRI, VIZION M

Ky projekt fillon me një marshutë të veçantë nëpër rugët e Çairit, ku së bashku me fëmijët, do të sjellim atmosferën e gëzueshme të Bajramit, ndërsa autobusi do të lëviz në Çarshinë e Shkupit përballë Murat Pashës, shoqata edukative “Parimi”, ka pregaditur një ekspozite artizanale, unike,soli dhe vepra artistike. Në përfundim të marshutës, autobusi do të ndalet në Çarshinë e Shkupit ku do të organizohet një manifestim i veçantë për fëmijët ku do të shpërndahen dhurata bajrami për ti bërë edhe më të lumtur ata në këtë ditë të shenjtë”.

Ky manifestim shënoi një moment të bukur dhe të paharrueshëm për ata që morën pjesë, duke i ofruar një mundësi të veçantë për të festuar së bashku dhe për të ndarë gëzimin e Bajramit, nga ku me plot entuziazëm ata vazhduan rrugën për tek dhuratat.

Marketing