Në Slloveni, rekord prej 45 personave të vdekur nga virusi korona gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë konfirmuar 1.388 raste të reja, është publikuar në profilin e Qeverisë në Tuiter.
Nga mesatarja e fundit, ishin testuar 5.326 persona.
Gjatë ditës së kaluar 11 persona ishin hospitalizuar, prandaj tani në spitalet e Sllovenisë ka 1.275 pacientë.
Në kujdes intensiv ka 208 persona, transmeton agjencia CTA.
Që nga fillimi i epidemisë në Slloveni janë infektuar 56.932 persona, prej të cilëve 876 kanë ndërruar jetë.