Në Spanjë sot fillon periudha dhjetëditëshe e zisë për viktimat nga koronavirusi Kovied-19. Kjo do të jetë periudha më e gjatë e zisë në 40 vitet e fundit.
Gjatë ditëve të zisë flamujt e më shumë se 14.000 institucioneve dhe objekteve lundruese do të jenë në gjysmë shtizë.
Zëdhënësja e qeverisë spanjolle, Marija Hesus Montero deklaroi se mbi 80 për qind e të vdekurve janë persona më të moshuar se 70 vjet, “ata të cilët ndihmuan të ndërtohet vendi i sotëm”.
“Ata përgjithmonë do të mbesin në kujtimin tonë”, potencoi Montero.
Mbreti spanjoll Filipe i Gjashtë do ta udhëheq ceremoninë përkujtimore prejse vendi të dalë nga karantina, që është vendosur para më shumë se 2 muajve. Në Spanjë nga pasojat e koronavirusit vdiqën 27.119 njerëz prej gjithsej 236.259 personave të infektuar.