Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se komunikacioni në mbarë vendin po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë kryesisht të thata.
“Në vendkalimin kufitar Tabanoc është vërejtur rritje e frekuentimit të automjeteve, ndërsa koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, njoftojnë nga LAMM.
Nga LAMM u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.