Në takimin e Komitetit për tekste shkollore është bërë rishikim i planeve mësimore

Delegacionet e të palëve në atmosferë konstruktive dhe kolegjiale kanë kryer rishikim të hollësishëm dhe gjithëpërfshirës në planet mësimore të historisë, tekstet shkollore dhe materialet ndihmëse shkollore në histori të cilat përdoren në të dy vendet.

Marketing

Kjo thuhet në kumtesën e përbashkët nga takimi i katërt i Komitetit të përbashkët ndërdisiplinor i ekspertëve për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, sipas nenit 8 paragrafit 5 nga Marrëveshja e Prespës e mbajtur dje dhe sot në Ohër.

Në kumtesën e përbashkët thuhet se “materiali i lartpërmendur duhet në afat më të shkurtër të mundur të lirohet prej çfarëdo referencë irredentiste dhe revizioniste”, kumton MPJ.

Në takim shtohet në kumtesë, u arrit korniza kohore për zbatimin e udhëzimeve të Komitetit të përbashkët ndërdisiplinor për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore dhe dorëzimin e rekomandimeve relevante deri te Këshilli për bashkëpunim të lartë.

Marketing