Në takimin e radhës me Serbinë, Kosova përfaqësohet nga të gjithë krerët e shtetit

Kosova do të përfaqësohet në takimin e radhës me delegacionin nga Serbia më 18 korrik në Bruksel, në nivelin më të lartë të përfaqësuesve të institucioneve shtetërore.
Presidenti i i Kosovës, Hashim Thaçi do të shoqërohet në këtë takim nga udhëheqësit e institucioneve tjera, por jo edhe nga përfaqësuesit e opozitës.

Marketing

“Udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës: Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri, Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe zëvendëskryeministri dhe ministër për Diasporë dhe Investime Strategjike, Dardan Gashi, sot në një takim të përbashkët, vendosën që të mërkurën, më 18 korrik, të takojnë Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, znj. Frederica Mogherini në Bruksel”, thuhet në një komunikatë për meda.

“Udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës, do t’i konfirmojnë Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, për dialog me Serbinë dhe po ashtu përkushtimin dhe angazhimin tyre për përfshirjen e opozitës në dialog, respektivisht krijimin e një ekipi gjithëpërfshirës”, vijon komunikata.

Takimi i radhës ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel mbahet më 18 korrik me lehtësimin e Bashkimit Evropian.

Marketing