Në Tetovë organizohet marsh paqësor për nder të 14 viktimave në spitalin modular

Sot në Tetovë do të zhvillohet marsh paqësor dhe homazhe për 14 viktimat e zjarrit të cilët mbrëmjen e 8 shtatorit shkrumboi spitalin modular ku trajtoheshin pacientët me Covid-19.

Marketing

Marshi që do të fillojë në Sheshin Ilira dhe do të përfundojë te Qendra Kovid e cila u shkrumbua nga zjarri.

“Njoftohen të gjithë qytetarët se në ora 13:30 tubohemi tek Sheshi Iliria ku do të marshojmë deri tek vendi i ngjarjes për nder të viktimave të rastit tragjik. Si fillim, duhet t’i respektojmë rregullat e Covid-19 dhe njëherit ju lutemi që ta keni parasysh se ky do të jetë një marsh paqësor në nder të të ndjerëve, duke e ditur se jemi ende në ditë zie dhe që homazhi të realizohet në mënyrën e duhur”, njoftuan nga tifo grupi Ballistët.