Në Gjykatën Themelore Penale sot vazhdon gjykimi për shkatërrimin e materialit zgjedhor “Titanik 3” kundër koordinatorit të grupit të deputetëve të BDI-së, Ejup Alimit dhe Ismet Gurit, anëtar i Komisionit Komunat Zgjedhor për Komunën e Çairit, në të cilën duhet me lidhje video-konferencë me Gjykatën në Gjermani të dëshmojë dëshmitarja Resmije Azemi.
Avokati Mefail Arsllani, përfaqësues juridik i të akuzuarit Ejup Alimit, pas seancës paraprake gjyqësore tha se për dëgjimin e dëshmitares Azemi përveç seancës së sotme më 3 mars janë caktuar seanca gjyqësore edhe për 16 edhe 18 mars.
Lënda gjyqësore për “Titanik 3”, një kohë të gjatë udhëhiqet para Gjykatës Penale Shkup. Deri më tani kjo procedurë gjyqësore dy herë ka filluar nga fillimi. Aktakuzën për këtë lëndë e ka ngritur PSP-ja, ndërsa bëhet fjalë[ për parregullsi zgjedhore të kryera në zgjedhjet lokale në Komunën e Çairit, të mbajtura në vitin 2013.
Procesin gjyqësor e udhëheq gjyqtarja Marija Kletniçka, derisa aktakuzën e përfaqësojnë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavriel Bubevski.