Në Universitetin e Tetovës u mbajt panel diskutimi me temë “Covid-19 në mesin tonë dhe vaksinimi”

Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë në Universitetin e Tetovës organizoi panel diskutimi me temën “Covid-19 në mesin tonë dhe vaksinimi”. Në këtë debat morën pjesë dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Prof.Dr. Nevzat Elezi, profesorë, studentë dhe anëtarët e panelit, përgjegjësi i Covid qendrës në Tetovë, z.Gëzim Nuredini, udhëheqësi i sektorit për veprimtari publike në komunën e Tetovës, z.Ahmed Qazimi, profesoresha Mr. Sc. Rrezearta Elezi dhe studenti Diturim Xheladini.

Marketing

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Prof.Dr. Nevzat Elezi, tha se ky është një shans jashtëzakonisht i mirë për t’u vaksinuar duke u bazuar edhe në atë se këto ditë bëhet vaksinimi masiv i popullatës dhe hapen punktet e reja edhe në vendbanime ku nuk ka qasje për qytetarët që të marrin vaksinën. “Vendosja e punkteve nëpër fshatrat malore dhe rurale është mjaft mirë dhe duhet që të sensibilizohet popullata nëpërmjet mjeteve të informimit dhe përmes këtyre tribunave të cilat i organizojmë të vazhdohet me marrjen e vaksinës për arsye se derisa Republika e Maqedonisë së Veriut nuk arrin imunitetin kolektiv të marrjes së vaksinave qofshin përmes kalimit të sëmundjes, ata të cilët e kanë kaluar, të bëhet një imunizim në numër më të madh. Jo rastësisht e përmendim vjeshtën, ku shpresojmë se do të na kthehen nxënësit nëpër shkolla, studentët në fakultete që të jemi të imunizuar, të jemi të përgatitur për vazhdën e mëtutjeshme. Trupi i njeriut duhet të ketë ushtarët e vetë, të ketë antitrupthat e prodhuara dhe kështu të mund ta tejkalon në rast të një vale të re të sërishme ose ndonjë riinfeksioni te personat edhe të vaksinuar ose që e kanë kaluar sëmundjen për arsye se qelizat mbajnë mend dhe do të jetë reagimi i imunitetit shumë më i shpejtë dhe kështu do të kemi simptoma më të lehta.

Shpresojmë pa vërejtje të kalojmë edhe valën tjetër. Edhe njëherë do të kisha apeluar, pasi që shteti e bëri të veten, i lëshoi punëtorët shëndetësorë nëpër punkte, ardhja e vaksinës deri në shtëpi faktikisht, është e mirë që t’i përgjigjemi në numër më masiv dhe të bëjmë imunizimin e popullatës” deklaroi Dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Prof. Dr. Nevzat Elezi.
Kjo ngjarje u përmbyll përmes bashkëbisedimit të të pranishmëve, gjegjësisht studentëve dhe anëtarëve të panelit, ku fokusi ishte vaksinimi, dobitë dhe rreziqet eventuale që mund të sjellë ai.

Marketing