Në Universitetin e Tetovës u shënua Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe

Përmes një aktiviteti sportiv në pingpong, sot Fakulteti i Kulturës Fizike i Universitetit të Tetovës e shënoi Ditën Ndërkombëtare te Sportit për Zhvillim dhe Paqe. Më 23 gusht 2013, OKB-ja vendosi që, Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe do të festohej çdo vit më 6 Prill. Gjithashtu me këtë datë, shënohet edhe dita e hapjes së Lojërave Olimpike Moderne, të cilat u mbajtën në Athinë në vitin 1896. Në këtë ngjarje sportive në UT, morën pjesë studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike, bashkë me profesorët e këtij Fakulteti.
Kjo ditë e shënuar shpresojmë që në vitet e ardhshme të kthehet në manifestim tradicional. Ngjarjet e këtilla sportive duhet të shfrytëzohen për të ndërtuar mirëkuptimin kulturor dhe për të promovuar edukimin, shëndetin, zhvillimin ekomomik dhe social. Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe ka për qëllim promovimin e mënyrës së shëndetshme të jetesës dhe inkurajimin e gjeneratave të reja, që sa më tepër të jenë aktivë dhe të merren me sport.

Marketing