Në UT filloi seminari i 12-të i Albanologjisë

Me solemnitet në Rektoratin e Universitetit të Tetovës sot solemnisht u hap Seminari i 12-të ndërkombëtar për Albanologji.

Marketing

Sipas organizatorëve të seminarit të sivjetmë marrin pjesë rreth 100 shkencëtarë nga më shumë sfera nga Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria dhe Kosova. Sipas prorektorit për arsim i UT-së Reshat Qaili seminari organizohet në virgjilje të fillimit të vitit të ri akademik 2018/2019, ndërsa me rastin e 550-vjetorit nga vdekja e Gjergj Kastriot – Skënderbeu.

“Duke e pasur parasysh rëndësinë historike të vitit 2018 për shkak të këtij jubileu për të gjithë shqiptarët, kudo që të jenë ata, temë kryesore e edicionit të 12-të të Seminarit për Albanologji është ‘Skënderbeu midis historisë dhe letërsisë’. Përmes sesioneve të caktuara shkencore të seminarit do të evidentohen problematikat e ndryshme nga sfera e gjuhës, letërsisë, historisë, etnokulturës dhe mediat shqiptare. Ky takim shkencor i albanologëve nga vendi dhe më gjerë, përpiqet t’i mbledhë specialistët e këtyre sferave, që t’i prezantojnë pikëpamjet e tyre lidhur me problematikat e ndryshme me të cilat ballafaqohet shoqëria shqiptare”, tha Qaili.

Ai theksoi se pret që nga pjesëmarrësit e këtij Seminari me punimet e tyre shkencore ta pasurojnë fondin e studimeve albanologjike dhe zgjerim të pikëpamjeve të tyre shkencore përmes qasjeve moderne metodologjike dhe rezultate të reja si kontribut i vlefshëm për avancim të mëtejshëm të studimeve nga sfera e albanologjisë.