Në Vaksincë u bë vendosja e pllakës përkujtimore të dëshmorit të kombit Fadil Nimani – Tigri

Sot me Nevzat Bejtën, Shukri Beqirin dhe me shumë miq e shokë kishim nderin dhe kënaqësinë të jemi në Vaksincë të Karadakut, ku nën organizimin e kryetarit të Komunës Likoves Erkan Arifit, u bë vendosja e pllakës përkujtimore të dëshmorit të kombit Fadil Nimani – Tigri, me ç’rast kishim mundësinë ta vizitojmë edhe shtatoren e tij.

Marketing

Këtë vizitë në Komunën e Likovës e rrumbullaksuam me vizitën e varrezave të dëshmorëve në Sllupçan.

I përjetshëm qoftë kujtimi për më të mirët e kombit, DËSHMORËT E ATDHEUT!