Në vend të 15, kthimi i TVSH-së për prodhimet vendore do të jetë 20%

Qytetarët të cilët do të blenë produkt vendor, gjatë skanimit të faturave për kthimin e TVSH-së në vend se 15% që tani do të marrin nga 20%. Kjo është përcaktuar me dekretin qeveritar të sjellë dje, në drejtim të stimulimit të blerjes së produkteve të vendit në drejtim të revitalizimit të ekonomisë së vendit.

Marketing

“Me stimulimin e konsumit të produkteve vendore dhe shërbimeve u ndihmojmë punëtorëve në kapacitete prodhuese, hotelierëve, zejtarëve… miqve tanë, fqinjëve, të njohurve por edhe bashkëqytetarëve të cilët nuk i njohim, ndërsa tani me të vërtetë kanë nevojë për mbështetjen tonë. Këtë mbështetje mund t’ua japim kështu që në vend se produkt të huaj do të zgjedhim produkt vendor. Mbështetja e kompanive vendore është me rëndësi të madhe veçanërisht tani kur të gjitha vendet i japin mbështetje prodhimit nacional dhe shërbimeve”, thotë ministrja e Financave, Nina Angellovska.

Për produktet e huaja, me dekretin kthimi ulet nga 15% në 10%, sërish në drejtim të stimulimit të blerjes së prodhimit vendor.

Në TVSH-ja Ime marrin pjesë mbi 290.000 qytetarë, të cilët japin kontribut në luftën kundër ekonomisë gri. Me ndryshimet të cilat janë sjell ato do të bashkohen edhe në mbështetjen e ekonomisë vendore, në format vendore, ruajtjen e vendeve të punës së qytetarëve, kumtoi Ministria e Financave.