Në vend të Bogoevskit duhet të vjen Aleksandar Filipovski

Pasi që të konstatohet sot dorëheqja e deputetit të pavarur që ishte zgjedhur si pjesë e listës së përbashkët të deputetëve të LSDM-së, Pavle Bogoevski, i cili sot dha dorëheqje pas publikimit të video skandalit ku i njëjti porosit substanca narkotike, vendi i tij i zbrazët do të duhet të plotësohet nga Aleksandar Filipovski.

Marketing

Bogoevski ishte i pesti në listën e përbashkët të deputetëve me LSDM-në, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, në njësinë zgjedhore numër 1, të cilën e udhëhiqte Stevo Pendarovski, pas të cilit vijonte Renata Deskovska, Damjan Mancevski, Stefan Bogoev etj.

Të gjithë kandidatët e kësaj liste tashmë ose janë zgjedhur deputetë ose kryejnë ndonjë funksion shtetëror apo lokal, deputet i ri në kornizë të shumicës parlamentare do të duhet të vijë Filipovski, i cili ishte i renditur me numër 17 në listë.

Marketing