Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë kryesisht të thata, derisa komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.

Marketing

“Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia”, thonë nga LAMM. Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër lugina ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.