Në vendkalimet kufitare Tabanoc, Bogorodicë dhe Dojran pritet prej 15 deri në 30 minuta

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të thata me intensitet të rritur jashtë mjediseve urbane. Në vendkalimin kufitar Tabanoc, Bogorodicë dhe Dojran pasdite vërehet rritje e frekuencës së automjeteve, ndërsa koha e pritjes për dalje nga shteti është prej 15 deri në 30 minuta.

Marketing

Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.