Në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” pritet 30 minuta

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Rekomandohet vozitje e kujdesshme dhe shpejtësi të përshtatur dhe respektim të sinjalizimit të vendosur në rrugë, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Marketing

Nga LAMM përkujtojnë se në grykat malore është e mundur rrëshqitja e dheut, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” për dalje nga shteti pritet rreth 15-30 minuta. në vendkalimet tjera nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti