Në vendkalimin kufitar Tabanoc dhe Bogorodica pritet rreth 30 minuta

Për shkak të frekuentimit të shtuar të automjeteve, sot në mëngjes koha e pritjes në pikën kufitare “Tabanoc” për hyrje dhe në pikën kufitare “Bogorodica” për dalje nga vendi është rreth 30 minuta. Në pjesën tjetër të vendkalimeve kufitare nga pala maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM). Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.

Marketing

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.