Në vendkalimin kufitar Tabanoc, për hyrje në vend pritet rreth 30 minuta

Në vendkalimin kufitar Tabanovc për hyrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes këtë mëngjes është rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Marketing

Lidhja automoto e Maqedonisë (LAMM) njofton se intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë qendrave të qyteteve është rritur, megjithatë qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.