Në vendkalimin kufitar “Tabanoc” pritet deri në 60 minuta

Është rritur frekuentimi i automjeteve në vendkalimin kufitar “Tabanoc” ku koha e pritjes për dalje nga shteti është prej 45 deri në 60 minuta, kumtoi LAMM.

Marketing

Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata ndërsa intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.