Në Vinicë është zbuluar një grup që ilegalisht ka shitur teste për Kovid-19. MPB në koordinim me institucionet tjera do t’i sanksionojë dukuritë e tilla, siç është rasti në Vinicë, shkruajti ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot në profilin e tij në Fejsbuk.
Ai apelon deri te qytetarët t’u besojnë dhe t’u drejtohen vetëm personave të autorizuar mjekësor të cilët janë mjekët amë ose epidemiologë të institutit ose qendrës për shëndet publik dhe të mos bëjnë mashtrime të tilla.
“Vetëm ashtu së bashku do të kontribuojmë për ballafaqim me koronavirusin”, thotë ministri Spasovski.