Në vitin 2022 do të jetë i disponueshëm aplikacioni që parashikon tërmetet

Deri në vitin 2022, Google do të bëjë të disponueshëm aplikacionin “Android Earthquake Alerts” me një përditësim të softuerit përkatës.

Marketing

Bëhet fjalë për një sistem që do të zbulojë automatikisht lëkundjet sizmike në çdo smartphone për të gjeneruar kështu paralajmërime në fazat fillestare të një tërmeti.

Platforma do të krijojë grafikë për lëvizjen e shtresave të Tokës duke dhënë alarmin në rastin e valëve që tejkalojnë pragun e rrezikut.

Sistemi përdor rrjetin e gjerë të telefonave inteligjentë Android për të mbledhur informacion. Në një kuptim, secili smartphone Android është si një sizmograf, duke pasur parasysh se ka të gjithë sensorët brenda.

Google i përdor ato të dhëna së bashku për të zbuluar shenjat e hershme të një tërmeti dhe për të dërguar alarme te njerëzit e prekur potencialisht.

Aktualisht, sistemet Android të paralajmërimit të tërmeteve po zgjerohen në Turqi, Filipine, Kazakistan, Republikën e Kirgistanit, Taxhikistanin, Turkmenistanin dhe Uzbekistanin.

Google po premton gjithashtu që ta zgjerojë këtë veçori në “shumicën e vendeve” në gjysmën e parë të vitit 2022.