Në vitin e ri shkollor nxënësit do të ballafaqohen me mungesë të transportit të rregullt publik

Në vitin e ri shkollor nxënësit do të ballafaqohen me mungesë të transportit të rregullt publik. Transportuesit privatë do të funksionojnë me linja të reduktuara dhe kjo pritet të shkaktojë kaos në ditën e parë të mësimit.

Marketing

Një pjesë e transportuesve privatë nesër do të realizojnë takim me përfaqësues të Qytetit të Shkupit dhe Ndërmarrjes së Qarkullimit publik, në tentim për gjetjen e një zgjidhjeje për borxhin ndaj transportuesve dhe rritjen e pagesave për privatët. Ata kanë paralajmëruar se në qarkullim do ta lëshojnë vetëm nga një autobus në ditë, për secilën linjë.

Deri më tani vetëm transportuesi privat “Vestor Trans” ka theksuar se do të realizojë të gjitha linjat pa pengesa, ashtu siç e kanë marrëveshjen me Qytetin e Shkupit dhe Ndërmarrjen e Qarkullimit Publik.

Marketing