Në vendkalimin kufitar Tabanoc për dalje dhe hyrje vërehet frekuentim i shtuar i automjeteve. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka vonesa të gjata, kumton LAMM.
Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerje nëpër rrugë të thata, ndërsa intensiteti në komunikacion në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është shtuar.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.