Në zgjedhjet lokale 2021 do të votohet me gjurmë gishtash

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 95 vota “për” miratoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat, mes tjerash, parashikojnë shtyrjen e zgjedhjeve lokale të këtij viti për gjysmën e dytë të tetorit, në vend që të mbahen në gjysmën e parë të tetorit. Ndryshimet mundësojnë që të votohet me shenja gishti ndërsa fushata për zgjedhjet lokale të fillojë pas përfundimit të fazës në terren të regjistrimit.

Marketing

Futja e sistemit të shenjave të gishtit për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, do të realizohet në zgjedhjet lokale të këtij viti.

Aleksandar Dashtevski, Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), në fillim të marsit tha se mjetet financiare janë siguruar për këtë ndryshim.

Në shkurt të këtij viti, Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) dhe Ministria e punëve të brendshme (MPB) zhvilluan takim për të shqyrtuar mundësinë e futjes së shenjave të gishtave gjatë procesit zgjedhor, si një nga ndryshimet në Kodin Zgjedhor. KSHZ-ja për këtë arsye ka kërkuar mbështetje nga policia, duke u bazuar në Strategjinë TIK 2021-23 dhe Strategjinë për siguri kibernetike.