Nebi Rexhepi emërohet sekretar shtetëror në ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, në kuadër të kompetencave të saja ligjore, ka emëruar sot Nebi Rexhepin Sekretar të ri Shtetëror në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Marketing

Sipas ligjit, sekretarin shtetëror e emëron ministri nga radhët e nëpunësve udhëheqës shtetërorë , ndërsa z. Nebi Rexhepi ka më shumë se 12 vite në sektorin e mjedisit jetësor, ndërsa postin e Sekretarit Shtetëror e merr nga pozita e udhëheqësit të Sektorit të Planifikimit Hapësinor në MMJPH.