Nedellkovski në janar do t’i gjykohet për përdorim të gjuhës së urrejtjes

Milenko Nedellkovski, më 17 janar të vitit të ardhshëm do të ulet në bankën e të akuzuarve për shkak të përdorimit të gjuhës së urrejtjes.

Marketing

Bëhet fjalë për ngjarjen e përhapjes së zjarreve në Atika të Greqisë, ku vdiqën 100 persona, ndërsa Prokuroria atëherë vlerësoi se Nedelkovski si person publik ka shpërndarë në internet përmbajtje raciste dhe ksenofobike.

Në profilin e tij publik në Facebook, ai shkroi një koment për rastin e zjarrit në gadishullin grek Atika, i cili, sipas aktakuzës, nxiti urrejtjen ndaj grekëve si një grup etnik.
Për këtë vepër penale, në Kodin Penal parashihet dënimi me burg prej një deri në pesë vjet.