Nefrus Çeliku: Të gjithë prodhuesve të duhanit do t’u paguhen subvencionet

Të nderuar #fermerë,

Marketing

Po ju drejtohemi si një institucion kompetent deri tek i cili këto ditë ju keni dërguar shumë porosi ku shprehni shqetësimin tuaj në lidhje me pagesën e subvencioneve të duhanit. Me shumë përgjegjësi ju informojmë që të gjithë ju që jeni prodhues të duhanit se nuk ka vend për dyshim se a do të paguhen subvencionet.

#MBPEU me shumë përgjegjësi vërteton se subvencionet për duhan në vlerë prej 31.5 milion euro do të paguhen siç kemi paguar në rregull edhe të gjitha subvencionet e tjera në përputhje me kalendarin e pagesave, deri në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

#Kjo qeveri ka përmbushur gjithçka që ka premtuar, kështu që do ta përmbushim edhe këtë detyrim. Pagesa e vonuar është e arsyeshme. Le të ndihmojmë të gjithë sëbashku që kjo krizë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të kthehemi në përmbushjen e rregullt të detyrimeve tona.

Edhe një herë, ju lutemi tregohuni të durueshëm.

Me respekt,
#MBPEU #Mbroveten #Kujdesupërveten #Rinë #shtëpi