Negelsmann paralajmëron lojtarët e Bayernit: Nesër dua agresivitet në fushë

Trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann, ka premtuar se skuadra e tij do të triumfojë kundër Villarrealit në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve të martën.

Marketing

Kampionët gjermanë pësuan humbjen e tyre të parë në këtë kompeticion këtë sezon, duke humbur 1-0 në Spanjë javën e kaluar nga Villarreali.

“Ne luajtëm një lojë të keqe dhe ata bënë lojën e tyre më të mirë,” tha Nagelsmann. “Kjo nuk do të ndodhë më, të luajmë keq kundër të njëjtit kundërshtar dy herë”.

“Ne nuk kemi dorëzuar në të kaluarën dhe kështu duhet të jetë nesër. Është normale kur fiton kaq shumë tituj dhe ke një sukses të tillë për kaq shumë vite që ndoshta të duhet ndonjëherë ky presion për të marrë maksimumin”, vazhdoi Negelsmann.

Bayern po ndjek titullin e tyre të 10-të radhazi në Bundesligë dhe për herë të fundit e fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2020. “Ndoshta do të jetë një lojë e shkëlqyeshme nga ana jonë nesër,” tha Nagelsmann.

Gjashtë herë kampionët evropianë ishin favoritë në ndeshjen me Villarrealin, i cili arriti në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve në vitin 2006. Spanjollët e kaluan Bayernin në ndeshjen e parë dhe Nagelsmann ka thënë se lojtarët e tij duhet të bëhen më agresivë të martën.

“Ne duhet të rrisim nivelin tonë të intensitetit. Nuk i hodhëm hapat e fundit në ndeshjen e parë. Duhet të luajmë futboll më të pakëndshëm”, tha ai. “Kemi bërë shumë gabime. Ata mund të kishin shënuar më shumë gola, por ne jemi ende gjallë dhe këtë duhet ta tregojmë nesër në fushë”, tha në fund Nagelsmann.

Marketing