Negociatat me Bashkimin Evropian, pritet takim mes kryeministrit Zaev dhe kancelares gjermane Merkel

Kryeminsitri Zoran Zaev është i mendimit se vendi është bërë shembull në rajon, se ka shumë arritje të mëdha në fushën e reformave, nuk ka asnjë kontest me fqinjët dhe se është optimist se do të merret data për nisjen e bisedimeve.

Marketing

“Të gjitha mundësitë janë të hapura për këtë çështje të madhe. Republika e Maqedonisë së Veriut është shembull njëqind përqind reforma, nuk ka ekzistojnë konteste bilaterale, ne jemi shembull në rajon”, tha mes tjerash Zaev.

I pyetur për rikonstruim të mundshëm në Qeveri apo kthim të mandati dhe zgjedhje të reja, kryeministri Zaev tha se janë të mundshme të gjitha mundësitë.

“Rikonstruimi është thuajse gati duke filluar nga drejtorët deri te pozitat ministrore. Këto ditë thuajse secilën ditë kemi informacione të reja. Pres vërtetim për takim me kancelaren gjermane Angela Merkel. Javën e ardhshme do të jem në Berlin për agjendën tonë ekonomike. Varësisht nga të gjithë informacionet që i marrim kështu edhe do të veprojmë në pjesën e ndryshimeve që duhet të ndodhin te pushteti ekzekutiv”, tha Zaev duke shtuar se nëse ka anulim për negociatat me BE-në mund të ketë kthim të mandati dhe zgjedhje të parakohshme kuvendare.