Negociatat me BE-në, Bullgaria dëshiron ta ndajë Maqedoninë e Veriut nga Shqipëria

Bullgaria nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj për Maqedoninë e Veriut deri në fund të vitit dhe nuk do ta miratojë kornizën negociuese për vendin me BE-në, kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë kalimtare bullgare.

Marketing

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s, Qeveria e miratoi qëndrimin e Bullgarisë për pjesëmarrje në mbledhjen e Këshillit për Çështje të Përgjithshme më 14 dhjetor. Bullgaria do t’i përmbahet Deklaratës së Asamblesë Kombëtare të datës 10 tetor 2019 në lidhje me zgjerimin e BE-së dhe Procesin e stabilizimit dhe asociimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe qëndrimit kornizë për perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të miratuara nga Këshilli i Ministrave më 9 tetor 2019 dhe të mbështetur nga deklarata e Asamblesë Kombëtare të 10 tetorit 2019, e plotëson informacionin në shërbimi për shtyp i qeverisë bullgare.

Në të njëjtën kohë, Sofja zyrtare beson se Tirana është gati të nisë bisedimet për anëtarësim në BE.

“Megjithatë, të dy vendet aktualisht po lëvizin në një pako drejt BE-së. Për Bullgarinë, parimi bazë i meritave të secilit kandidat mbetet vendimtar. Bullgaria beson se Shqipëria është e gatshme të ecë përpara në rrugën drejt BE-së dhe është e gatshme të mbështesë miratimin e Kornizës negociuese për vendin dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare, qëndron në kumtesën e shërbimit për shtyp të qeverisë bullgare”.