26/11/2024
Ballina Lajme Maqedoni Negociatat për hyrjen e ASH-së në qeveri drejt fundit, këto janë pozitat...

Negociatat për hyrjen e ASH-së në qeveri drejt fundit, këto janë pozitat që do t’i drejtojë partia e Arben Taravarit

Negociatat për hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut janë drejt fundit. Sot në ndërtesën e qeverisë është mbajtur takim në mes ekipit negociator të ASH-së dhe pushtetit ekzekutiv.

Telegrafi Maqedoni mëson se ASH do të udhëheqë dy ministri (atë të Shëndetësisë dhe të Drejtësisë), një pozitë të zv.kryeministrit (për Çështje Ekonomike), MEPSO-n, Inspektoratin e Arsimit, Postën e Maqedonisë, si dhe Fondin e sigurimit pensional dhe invalidor.

Marketing

ASH gjithashtu negocion për të marrë Drejtorinë për menaxhim me pronën e konfiskuar, Hekurudhat, Spitalin e Tetovës, si dhe zv.drejtorinë e Drejtorisë për të Ardhura Publike dhe atë të Doganave.

Ndërkohë nga ana tjetër, Alternativa ende nuk ka vendosur nëse do të qëndrojë ose do të tërhiqet nga qeveria. Ata presin të shohin marrëveshjen përfundimtare në mes Arben Taravarit dhe Dimitar Kovaçevskit dhe më pas do të vendosin nëse do të vazhdojnë të jenë pjesë e shumicës parlamentare./Telegrafi/