Negociatat/ Proges-raporti i BE, Financial Times: Tirana jo gati

Progres-raporti nga ana e komisionerit Europian për Negociatat e Zgjerimit të Fqinjësisë, Johannes Hahn, për dy vendet kandidate të hapjes së negociatave si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të publikohet të mërkurën.

Marketing

Dy ditë larg vendimit, prestigjiozja “Financial Times”, “Tirana shihet gjerësisht nga diplomatët si më pak e gatshme për bisedimet e pranimit për shkak të shqetësimeve rreth sundimit të ligjit, korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Sipas gazetës, Shkupi po përballet me një komplikacion të mëtejshëm si shkak i debatit brenda BE-së, lidhur me atë që duhet të jetë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov u shpreh se BE do të humbasë ndikimin në Ballkanin Perëndimor dhe do t’i hapë rrugë rivalëve si Rusia dhe Kina .

Qershorin e kaluar, BE miratoi në formë të kushtëzuar ofertat e pranimit të Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë fqinje por vendimi përfundimtar u shty pas përfundimit të zgjedhjeve në PE.

Marketing