Negotinë, prodhuesit e rrushit në protestë! Hoxha siguron se do të blihet gjithë rrushi i prodhuar

Vreshtarë të pakënaqur sot dolën në protestë në Negotinë. Në protestë ishte thënë se revolta është për shkak të çmimeve të ulëta të blerjes së rrushit dhe sjelljes injorante të bodrumeve të verës, të cilët me çmimet e ofruara i demotivojnë vreshtarët.

Marketing

Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha ka takuar protestuesit. Ai ka garantuar se i gjithë rrushi i prodhuar do të blehet.

“Më vjen keq që protestoni sepse dyert e Ministrisë së Bujqësisë janë të hapura për biseda. Por, ja jemi këtu, e keni gjithë vëmendjen tonë. Lirshëm tregoni problemet. Ne si gjithmonë, qëndrojmë në dispozicion për zgjidhjen e të gjitha problemeve të bujqve, por edhe të vreshtarëve”, deklaroi Arjanit Hoxha – Ministër i Bujqësisë.

Ai tha se ka ardhur për t’i dëgjuar kërkesat e vreshtarëve të cilët protestojnë.

“U dakorduam protesta të ndalet, deri të mërkurën do t’u jepet përgjigje kërkesave të tyre. U thashë se një pjesë e madhe e bodrumeve më të mëdha të verës kanë caktuar çmime për rrushin nga kjo rekoltë. Ua tregova qëndrimin e Ministrisë dhe të Qeverisë se mbesin dy denarë shtesë për një kilogramë, punohet në atë, e njëjta të vlejë për të gjitha llojet edhe për llojet e cilësisë së lartë të rrushit. Me siguri që do të kemi vit më të mirë të vjeljes së rrushit nga viti i kaluar dhe vitet paraprake”, shtoi ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha.