Nejmar edhe pse i dëmtuar: Dua të luaj në Botërorin e katërt

Nejmar Xhunior po kalon një periudhë të vështirë mes dëmtimeve dhe performancës së dobët në Arabinë Saudite me Al-Hilal, por ëndrra e tij është të luajë në Botërorin e vitit 2026 me Brazilin, në moshën 34-vjeçare, siç e ka pranuar vetë në një intervistë për “RMC Sport”.

Marketing

“Sigurisht, ky është qëllimi i çdo lojtari. Kam luajtur tashmë tri herë në Botëror, dua të luaj të katërtën. Duhet të përqendrohem tek ky objektiv, të përgatitem mirë këtu dhe ta kem këtë qëllim afatmesëm pas rikthimit në fushë me klubin tim”.

Në të kaluarën e afërt, Jorge Mas, pronar i Inter Miami së bashku me David Beckham, ka folur për mundësinë e transferimit të ish-lojtarit të PSZH në SHBA.

“Fjala kyçe është nëse ai do të jetë në dispozicion. Është një lojtar i Al-Hilal, për momentin nuk është i disponueshëm. E kam thënë gjithmonë se kemi ambicie të sjellim lojtarë të mëdhenj në skuadrën tonë. Megjithëse kemi shumë kufizime kontraktuale, kemi një buxhet të pakufizuar. Nëse do të kemi mundësinë për ta marrë një lojtar të kalibrit të Neymar, nuk do të hezitojmë. Kjo nuk varet vetëm nga unë, por edhe nga lojtari dhe klubi i tij,” tha mes tjerash Nejmar.

Eksperienca e 32-vjeçarit brazilian në Arabinë Saudite është shoqëruar me një periudhë të gjatë inaktiviteti për shkak të dëmit të rëndë që ka pësuar me kombëtaren në tetor 2023. Nejmar, i cili nuk u përfshi në listën për kampionatin, u rikthye disa javë më parë në një ndeshje të Ligës së Kampionëve të Azisë, por u ndal sërish dhe tani duket se klubi i Riyadh është i lodhur nga situata e tij.

Marketing