Nën patronatin e Ali Ahmetit të dielën do të mbahet Akademi përkujtimore kushtuar Imer Imerit

Të dielën me datë 12.08.2018, në ora 14:00, në Qendrën Informative Kulturore – Shkup, nën organizim të Qendrës Analitike “Abdilaqim Ademi” ndërsa nën patronatin e Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti do mbahet Akademi përkujtimore kushtuar Imer Imerit, ish- kryetar i Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD).

Marketing

Në këtë Akademi do të përkujtohet jeta dhe veprimtaria e Imer Imerit, i cili gjatë karrierës së tij politike dha një kontribut të madh për avancimin e çështjes së shqiptarëve në Maqedoni.

Marketing